Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se ende nuk është marrë vendimi nëse ajo do të jetë pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e prillit apo jo.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Duma tha se në tryezë janë disa opsione.

 

Të njëjtën përgjigje dha edhe kur u pyet nga gazetarja Pranvera Borakaj për kandidim e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Pjesë nga intervista në studio:

 

Zonja Duma ndërsa Lulzim Basha do të jetë në krye të listës së Tiranës, Sali Berisha lideri historik i të djathtës ku do të jetë ?

Nuk mund të themë asgjë e cila nuk është një deklaratë zyrtare e Partisë Demokratike.

Sepse me këtë sistemin e ri do të mbaten edhe forcat, kë do të duan më shumë elektorati i djathtë le të themi.

Nuk ka asnjë njeri këtë problem dhe në qoftë se do ti shikoni unë sot nuk dalloj absolutisht që ne kemi pasur ndonji kompleks të kësaj natyre, janë vendosur afër njëri – tjetrit, njerëz konkurecial për të maksimizuar votat dhe secili me komplemetaritetin avantazhin e vet i kanë dhënë partisë. Jamë tmerrësisht e knaqur që të gjitha thashethemet që bëheshin sdo jetë ai ktu se i merr vota atij në fakt ne i kemi hedhur përtokë, i kemi rrëzuar sepse po tregojmë që jemi komplementar. Kjo është fjala ime.

Ju jeni angazhuar në Tiranë, do të jeni në listën e tiranës?

Nuk është zyrtarizuar, unë kamë punuar në disa degë të Partisë Demokratike, kur të zyrtarizohet do të dini. Edhe në qarqe unë kam punuar, pra kur them punuar nuk është se s’kemi punuar me të gjitha degët e partisë. Jemi vonë për ta komunikuar, jo jemi vonë për të aplikuar, domethënë unë kamë punuar në disa degë të partisë demokratike nëpër rrethe dhe në Tiranë opsionet janë disa, nuk është zyrtarizuar, kur ajo të ndodhë do të thuhet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *