Subscribe

Edhe pse u njoftua një ditë më parë se Kapshtica dhe Kakavija nuk do të funksionojnë deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës, ka patur nga ata që e kanë mësuar vetëm sot. Shoqëritë e transportit kane sjell këtë të premte udhëtaret ne pikat respektive kufitare, por nga aty ata janë ndalur dhe e kanë kaluar në këmbe deri në pikën doganore greke. Me pas udhëtimet kane vijuar me te njëjtat shoqëri transporti, por nga ana greke. Greva e doganiereve te vendit fqinj ka bllokuar ne te dy anët e kufirit mjetet e tonazheve te renda, kryesisht ne anën greke te kufirit. Edhe në Kakavijë, udhëtarët janë përballur me të njëjtën situatë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *