E hënë, 26 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, Greqia shtyn hapjen e shkollave

Greqia ka shtyrë pa afat planet për rihapjen e shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Shkollat ​​në “zonat e kuqe” do të vazhdojnë me mësimin në distancë.

“Shkollat ​​e mesme në zonat e kuqe do të vazhdojnë të japin mësim nga distanca”, tha zv.ministrja greke e Arsimit, Zeta Makri.

Reklamë

Vana Papaevangelou, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve u shpreh se: “Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim. Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do të kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë