Pas oreve sfilitese para ambasadës shqiptare në Athinë, Greqia jep një lajm të mirë për shqiptarët.

Vendi fqinj ka vendosur të zgjase vlefshmërinë e pasaportave deri në datën 31 dhjetor të vitit 2020.

“Vizion Plus” ka siguruar vendimin e dates 8 gusht. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit, pavarësisht se pasaporta ka skaduar, shqiptarët mund të marrin shërbimin që kërkojnë në zyrat greke.

Ditët e fundit me dhjetëra shqiptarë u dyndën tek selia diplomatike në greqi për të aplikuar për pasaportë. Shumë prej tyre ankoheshin se përcilleshin nga punonjësit për shkak të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *