Qeveria greke ka ndërmarre nje tjetër privatizim strategjik, kësaj here të portit të dytë më të madh të vendit, atë të Selanikut. Fondi i shfrytëzimit të aseteve publike shpalli fitues të tenderit një konsorcium greko-gjerman, që do të paguajë për blerjen e 67% të aksioneve të portit, një shumë prej rreth 232 milionë eurosh.

 

Behet fjale per kompaninë gjermane “Deutsche Invest Equity Partners”, si edhe biznesmeni grek Ivan Savvidis, pronari i ekipit të futbollit PAOK. Në fakt, vlera totale e marrëveshjes arrin në 1,1 miliardë euro dhe përfshin ndërmjet të tjerash, detyrimin për 180 milionë euro investime për shtatë vitet e ardhshme, si dhe të ardhurat që do të futen si taksa në buxhetin e shtetit. Kontrata e dhënies me koncesion do të përfundojë në vitin 2051.

 

Ky është porti i dytë i madh që privatizohet në Greqi, pas atij të Pireut që iu dha vitin e kaluar gjigandit kinez, Cosco për 370 milionë euro. Edhe pse qeveria e kryesuar nga Aleksis Tsipras deklarohet në mënyrë konstante kundër privatizimit të aseteve publike, është e detyruar të zbatojë planin e privatizimeve që ajo e kundërshtonte me kaq forcë kur ishte në opozitë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *