E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Greqi, ndihmohen pensionistët e të varfrit

Greqia do të shpërndajë dividendit social prej 1.4 miliardë eurosh, per pensionistët dhe personat në nevojë që janë prekur më shumë nga masat shtrënguese.

 

Reklamë

Nje në dhjetë përfitues janë të huaj. Llogaritet se rreth 90 mijë prej atyre qe do marrin ndihmën financiare, janë shqiptarë. Qeveria e majtë e kryeministrit Cipras shpreson se pas 7 viteve të krizës, performanca fiskale e Greqisë do të mbështesë daljen nga programet e shpëtimit ne gusht të 2018-ës, kur paketa aktuale të përfundojë.

 

Kryeministri Cipras ka deklaruar se “do të shpërndajë dividend social ndaj njerëzve që i duhet më shumë mbështetja financiare”. Dhënia e dividendit social është  miratuar edhe nga huadhënësit, të cilët po rishikojnë progresin e Greqisë me kushtet e programit të shpëtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë