Subscribe

Greg Rama i rikthehet ekspozimit në harkun kohor të dy viteve. Këtë rradhë artisti vjen me një tjetër vepër  ku sipas tijë, ideja ka ardhur nga asgjëja.

 

Dy janë elementët e instalacionit që shtrihet në tre hapsirat e galerisë së fakultetit të arteve të bukura: një fije bari dhe një pikë ujë.

 

“Ideja ka qene per t’i dhene rendesi te vecante dickaje te zakonshme apo banale qe mund te jete nje fije bari dhe koncepti eshte pak abstrakt; ka ardhur relaisht nga asgjeja dhe une kam reflektuar ne lidhje me impaktin qe kane tek ne gjerat e vogla, gjerat e zakonshme. Kur fokusohemi tek to e kuptojme qe jane nje pjese e rendesishme e te teres.”

 

Kuratori Ardian Isufi, edhe hapsiren fizike të galerisë e shikon si bashkjetuese me veprën e Greg Ramës.

 

Ekspozita “ EX NIHILO” do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 15 Mars, ndërsa artisti premton se do të rikthehet me të tjera vepra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *