Policia ka zbardhur ngjarjen e raportuar si vjedhje me dhunë, që ndodhi dje në një karburant në autostradën Tiranë – Durrës.

 

Në pranga ka përfunduar menaxheri i firmës, Gerti Farruku, i cili e kishte simuluar ngjarjen me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur lojëra fati.

 

Nga hetimet u zbulua se në lokalin e karburantit organizoheshin lotari të palejuara. Menaxheri i karburantit, Gert Farruku për një periudhë 2-mujore ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi.

 

Për shkak të humbjeve të mëdha, menaxheri i karburantit dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë borxhet që ka patur në loto.

 

Policia arrestoi edhe pronarin e lokalit, Arsid Haxhiaj. Ky i fundit ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte humbur lekët duke luajtur lojëra fati.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *