Tre persona u arrestuan në Lushnje pasi akuzohen se kane vjedhur dy biznese dhe nje banese.

Niko Zaimi 36 vjec i denuar më parë për vjedhje, Erion Kondi 40 vjec dhe Klaudjo Myrtja 27 vjeç, jane personat e vënë në pranga.

Ata akuzohen se i kane kryer grabitjet e bizneseve dhe banesave me thyerje.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit me inicialet D. Sh., në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajit maj dhe gusht, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 3 banesa, konkretisht në datën 11.05.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit J. P., në datë 10.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. E., dhe në datë 12.08.2021 kanë vjedhur banesën e shtetasit A. H.

Gjatë operacionit, Policia ka bërë sekuestrimin e shumës prej 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *