Subscribe

Ne fund te karrierës, nisur qe ne vitin 1972, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari kaloi ne sitën e Vetingut. Edhe 6 muaj i kane mbetur te dale ne pension.

 

Ne seancën verifikuese gjyqtari i Kushtetueses nuk ishte prezent.

 

Por për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, e kaluara e afërt e tij mbart probleme. Marrëdhëniet e shpeshta me një person, me inicialet A.L, qe ne vitin 2012 është dënuar nga Gjykata e Fierit për ushtrim te ndikimit te paligjshëm personave me funksione publike, përbëjnë shkelje sipas Komisionit. Jemi para një kontakti me persona të lidhur me krimin, thuhet në raport. Madje shpesh here Dizdari ka përdorur edhe makinën e tij për udhëtime jashtë shteti.

 

Fakt ky i pranuar nga Dizdari. Avokati Hazizaj tha se behet fjale për nipin e tij. Madje ne interpretimin ligjor, u theksua se vepra për te cilen është dënuar nipi i Dizdarit nuk parashikohet si mase për ndërprerjen e mandatit.

 

Probleme Vetingu vëreu edhe për shitjen dhe blerjen e dy apartamenteve. Paqartësi për shitjen e banesës ne pronësi te ish-bashkëshortes ne vitin 1998, ndërsa i dyti i blere nga e bija ne 2003. Për Komisionin, e bija ka blerë apartamentin nga para të marra borxh nga ish-burri dhe dy shtetas, të cilët nuk justifikojnë pasurinë. Por, avokati tha se disponon dokumente qe argumentojnë ligjshmërinë e të ardhurave.

 

Hije dyshimi u hodhën edhe mbi transaksionet bankare për kurimin e Dizdarit ne Gjermani.

 

Sipas KPK-së, Dizdari zotëron nje apartament nga privatizim i banesave shtetërore, një apartament në Gjirin e Lalzit, 1 mije m2 tokë arë në Mjull Bathore.

Për te justifikuar pasuritë avokati tha se po te llogariten te ardhurat qe nga viti 1972, pasuritë e tij justifikohen plotësisht.

 

Ndërkohë më herët, Komisioni i Vetingut ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të prokurorit Kosta Beluri. Por vendimi nuk kaloi pa lënë shenjë. Komisioni vendosi që dosja e mbyllur nga Beluri për gjykatësin Admir Thanza në vitin 2016, të kalojë për inspektim pranë Prokurori së Përgjithshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *