Opozita nuk mori pjesë edhe këtë të hënë në seancën parlamentare ku u miratua buxheti 2019 dhe paketa fiskale. Megjithate, propozimet dhe amendamentet konkrete nuk munguan.

 

Kërkesat e Erjon Braces për të mos tatuar pagat deri ne 40 mijë lekë si dhe për të rritur tatimin për kazinotë në 30 përqind nuk u pranuan.

 

Për të diskutuar mbi buxhetin dhe për këto amendamente, në kemi ftuar në studio deputeten e PS-së, njëherësh anëtare e komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti.

 

Sipas Gjylametit buxheti i 2019-ës do të ndikojë në rritjen e pagave dhe në uljen e borxhit publik.

 

“Mjafton të shikojmë se nga 2013 ku pozita e atëhershme doli në opozitë dhe në atë çfarë jemi sot ne kemi rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme ekonomike që vazhdon trendin e saj rritës, kemi një borxh publik që është në trendin rënës dhe sërish në vitin 2019 ne vijojmë akoma me rënien e borxhit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetes socialiste të dhënë për edicionin qendror në Vizion Plus;

 

Propozimi për të mos tatuar pagat deri në 40 mijë lekë do të ndihmonte ndjeshëm një kategori të gjerë njerëzish që marrin rroga të ulëta. Përse mazhoranca e majtë e rrëzoi këtë kërkesë?

Ne si mazhorancë që në momentin e parë që kemi ardhur në pushtet pas një votimi nga ato që mbahet mend në historinë e Shqipërisë në vitin 2013 një nga pikat kryesore ka qenë taksimi i ndershëm apo parimi që kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë, dhe nëse e diskutojmë në këtë parim ne kemi parë se 97 % e shqipëtarëve mbas ndrryshimit që kemi bërë në tatimin mbi të ardhurat nga e sheshta në progresive në bazë të këtij parimi kanë përfituar duke arritur që nëse më përpara ato që merrin 300 mije lekë të vjetra tatoheshin me 10 % ne arritëm që ta çonimnë zero dhe nga 30-40 % që kemi sot nëse më përpara kush merrte 400 mijë lekë të vjetra paguante 10 % sot paguan vetëm 1.89 %. Të gjitha këto janë bërë të mundura falë një politike shumë të kujdesshme si në pjesën e konsolidimit fiskal sepse mjafton se ku jemi nisur për të kuptuar sesi u bë i mundur ky ndryshim. Për të kuptuar një element shumë të thjeshtë u bë i mundur që të ulej dhe të ndryshojë taksimi së pari të ulej norma e tatimit mbi të ardhurat dhe duke patur një shkallë progresive.

 

Kjo vlen për të gjitha kategoritë e pagave 30 mijë lekë, por jemi te 40 mijë lekshe.

Një sërë reformash shumë të rëndësishme bënë të mundur që ne të kishim këtë mundësi edhe një element tjetër është rritja e pagave nga 30 mije lekë dhe nuk është më ajo, ka pasur në disa sektorë rritje pagash edhe mesazhi që duhet të kemi nga ky buxhet është se pse nuk bëmë të mundur dhe këtë 30-40 mijë që është për tu parë dhe për tu marrë në konsideratë kur ne të shikojmë edhe njëherë fashat e ndryshme të pagave por mbi të gjitha lajmi më i rëndësishëm është se do të kemi një rritje pagash për shumë sektorë. Së pari në arsim, mjeksi dhe së treti ajo e policisë dhe në ushtri. Kemi një numër të konsiderueshëm që preket nga rritja, dhe nga kjo rritje sepse na takon të themi se si çdo qeveri e përgjegjshme duhet të bëjë është që pasi merr reforma të rëndësishme strukturore në ekonomi mbasi kemi një rritje përsëri në ekonomi dhe vijon me një trend rritës edhe në buxhetin e vitit 2019, që parashikohet të kemi një rritje të qëndrueshme dhe më të lartën në Rajon bën të mundur dhe rritjen e pagave.

 

 

Opozita ju akuzon se keni rritur shpenzimet për luksin e zyrave. A janë normale shpenzime të tilla në një vend me varfëri të theksuar siç është Shqipëria? 

Ekzaktësisht nuk është normale që opozita projektligjin më të rëndësishëm që ka parlamenti ku çdo kush nga ne është votuar për të përfaqësuar interesat e atyre që janë votuesi tanë duhet të ishte n ë Parlament dhe të diskutonte alternativën e saj edhe ndryshe nga ajo e qeverisë se në fund të fundit ajo që duhet të bëjë opozita është se duhet të japësh alternative qeverisese. Nuk dua të merrem se çafrë bën opozita se normalisht ato kërkojnë një kauz që kanë kohë që e kanë humbur por unë merrem me atë se çfarë na takon ne si mazhorancë e përgjegjshme që merremi ekzaktësisht me buxhetin. E nisa fjalën me tatimin e pagës 30 mijë lekshe si në kohën e opozitës, dhe sërish alternativa e tyre është që të shtojmë edhe njëherë barrën fiskale te ato që marrin 30 mijë lekë. Pra ata sugjerojnë edhe njëherë se kush merr 300 mijë lekë të vjetra përtej rritjes së pagave që ne kemi bërë të paguajë edhe njëherë 30 mijë lekë tatim mbi të ardhurat. Ne e kemi përjashtuar dhe e kemi bërë nga 30 mijë lekshi në 40 mijë lekë, është një tjetër fashë që ne kemi bërë disa herë rritje pagash në këto 5 vite qeverisje të paguhen vetëm 1.89 % e të ardhurave.

 

Viti 2019 do të rrisë pagesat e kësteve për kontratat koncesionare e po ashtu parashikohen të tjera miliona euro për projektet me partneritet publik – privat. Kjo lloj qasje e qeverisë Rama a rrezikon stabilitetin financiar të vendit  a mos flasim këtu për një borxh publik të fshehur?

Jo ajo që duhet të kemi në vëmendje dhe të përcjellim për të gjithë teleshikuesit është se buxheti i 2019 por jo vetëm është një nga buxhetet që ruan ekzaktësisht stabilitetin financiar, pra makroekonomik. Po të shikojmë të gjitha zërat e buxhetit, si shpenzimet ashtu edhe të ardhurat janë në linjë me atë se çafrë është ruajtja e stabilitetit makrofinanciar. Vlen për tu theksuar se ne vijmë nga dalja në një marrëveshje me FMN dhe kjo ishte në një regjim të tillë që në fokusin tonë kemi pasur ruajtjen e stabilitetit. Mjafton të shikojmë se nga 2013 ku pozita e atëhershme doli në opozitë dhe në atë çfarë jemi sot ne kemi rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme ekonomike që vazhdon trendin e saj rritës, kemi një borxh publik që është në trendin rënës dhe sërish në vitin 2019 ne vijojmë akoma me rënien e borxhit. Ne e kemi saksionuar në ligj faktin se jo më shumë se 5% e totalit të produktit të Brendshëm Bruto, mund të shkojë për pagesat dhe koncesionet dhe kjo është një gjë që duhet  theksuar është se ne kemi nevojë që të investojmë në ato sektorë që sjellin rritje të qëndrueshme ekonomike. Nëse deri dje investohej në infrastrukturë pa ruajtur standartet e mbi të gjitha pa patur çështjet e fizibilitetit, sot ne flasim se investojmë në infrastrukturë me synim që të krijojmë kushtet e mundshme për të pasur rritje ekonomike në turizëm në bujqësi dhe në shërbime të tjera ku ekonomia jonë mbështetet, siç është dhe industria.

 

Sa qëndrueshmëri pritet të kenë këto koncesione në kohën kur opozita paralajmëron se do t’i anullojë ato sapo të vijë në pushtet? Çfarë mund të presë biznesi kur nënshkruan me ju dhe nga ana tjetër ka një këmbanë alarmi mbi kokë?

Ajo që ne bëjmë thirrje zakonisht dhe nuk lodhemi për këtë është që opozita të vijë në Parlament dhe të diskutojë alternativat nuk ka përse të dali jashtë vendit ku merren vendimet për të diskutuar për gjetjen e një kauze të saj. Anullimi i kontratave koncesionare nuk është aq e thjeshtë përsa kohë shteti shqiptar hyn në marrëveshje, dhe nga ana tjetër është se ajo çfarë kemi bërë ne është që të rishikohen një sërë kontratash koncesionare që janë realisht korruptive dhe që nuk rëndonin sikurse sot ne flasim. Nëse më parë çdo biznes duhet të ngrinte kostat e tij për çdo herë që kalonte mallrat atëherë ne kemi rishikuar dhe e kemi ulur këtë kosto po ashtu edhe ë disa të tjera. Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se çdo kontratë koncesionare sot është në fokus të asaj se çfarë do të jetë sot infrastruktura por jo vetëm të gjitha shërbimet që shteti nuk ka mundësi financiare ti ketë për momentin shteti, por ndërkohë çdo konsumator dhe qytetar e ka të nevojshme sot. Kemi një filozofi të qartë, i bëj thirrje z.Basha që të rikthehet aty ku merren vendimet siç është Parlamenti. Dhe është hera e parë siç ndodhi këtë herë që nuk erdhën asnjëherëpër sjelljen e alternativave të tyre.

 

Kur keni qenë ju në opozitë keni sulmuar ashpër ish-ministrin e Financave Ritvan Bode si njeriun që e çoi vendin drejt kolapsit financiar, buzë greminës ekonomike etje. Sot kryeministri Rama ka propozuar Ritvan Boden si anëtar të këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Duhet të kemi parasysh se anëtarët e këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë kanë disa kritere që duhet të përmbushin dhe janë disa aplikantë që aplikojnë, ato që përzgjidhen në bazë të këtyre kritereve propozohen. Nga ana ime ajo që dua të theksoj është se përveçse të merremi vetëm këtë fakt që është propozimi i një personi apo i një tjetri unë mendoj që të gjithë shqiptarët duhet të dinin diçka më shumë në lidhje me buxhetin e miratuar. Se a do të kemi rritje pagash, rritje investimesh dhe a do të kemi investime në sektorët kryesor.  Ne të paketa fiskale ka një sërë masash që shkojnë te një pjesë e konsiderueshme e popullatës, mjafton të flasim për TVSH për imputet bujqësore, është një masë kontrete ku politika në 28 vite ka propozuar shumë ndërkohë sot bëhet realitet dhe shkon te çdo bujk që është i angazhuar për imputet bujqësore por jo vetëm ne kemi marrë një sërë masash që ndikojnë te çdo person që angazhohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *