Subscribe

Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të mërkurë gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Belgjikë në 1999. Në rast se dënohet nga Gjykata, Mark Frroku, përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen me 1/3 e dënimit.
Po i njëjti trup gjykues nuk pranoi gjykimin e shkurtuar për të akuzuarin tjetër Kristian Mariani, ndaj të cilit do të ndiqet procedura e zakonshme. Kështu, dosja e Frrokut u veçua nga ajo e Marianit, deri në përfundim të hetimeve. Ish-deputeti kishte kërkua me herët qe te gjykohej ne Belgjike, duke pretenduar fillimisht per pafajësinë. Por e gjithë historia ndryshoi kur autoritet e belge dërguan ne Tirane dosjen e plote te tij, duke e detyruar këtë te fundit te ndryshoje qëndrim. Frroku akuzohet për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, kur pas një përleshjeje, ka mbetur i vdekur Aleksandër Kurti. I pandehuri Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij sipas Prokurorisë, e kanë vrarë Kurtin, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *