Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për italianin e arrestuar pak ditë më parë me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Masimiliano Kroçe ishte në kërkim nga autoritetet italiane, pasi ishte dënuar me 16 vite burg. Ndërkohë, po me të njëjtën akuzë, 45 vjeçari do të hetohet edhe nga Prokuroria e Tiranës, pasi është denoncuar nga dy fëmijë minorene të bashkëjetueses së tij shqiptare. Prokuroria ka dyshime se italiani ka abuzuar seksualisht edhe me ta.
Gjykata le në burg italianin për pedofili





