Gjykata e Apelit të Catanias ka liruar nga burgu Moisi Habilajn, duke e dërguar në arrest shtëpie.

Habilaj, i cili është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik droge dyshohet se do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

Ai u arrestua në nëntor të vitit 2019 dhe u dënua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik armësh dhe si kreu i një organizate të strukturuar kriminal.

Në seancën e zhvilluar më 15 maj 2020, avokatët mbrojtës, Maria Caltabiano e Francesco Strano Tagliareni kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpiak., kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *