Një gjuetar 74-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga derri që kishte qëlluar teksa kishte dale për gjueti në Castelletto d’Orba, në zonën Alessandria në Itali.

Kafsha e sulmoi gjuetarin duke i prerë arterien femorale. 74 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ia doli të mbijetojë.

Gjuetari, Lazzaro Valle, që banonte në Arenzano, në zonën Genoese, ishte me disa shokë gjuetie në fshatin Aleksandri. Ai qëlloi derrin i cili në vend që të rrëzohej në tokë ose të largohej reagoi dhe sulmoi gjuetarin.

Ai e goditi në këmbë, duke e plagosur rëndë dhe duke komprometuar arterien femorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *