Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 December 2025
Vizion fokus

Marketingu tradicional/digjital, strategjitë e biznesit për rritur shitjet gjatë...

Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në pikiatë

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me...

Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Trump telefonon Vladimir...

Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug të Spanjës,...

Objektivi për anëtarësimin në union, zv.ministri i Drejtësisë: Zbatimi...

Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime për zjarrvënie...

Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet plani i...

Kontrolle për lëndët piroteknike, policia sekuestron fishekzjarre e kapsolla,...

Gjithçka gati për telefonatën Trump-Putin, çfarë do të diskutojnë dy liderët?

18 Mars 11:16

Presidenti amerikan Donald Trump do të flasë sot me presidentin rus Vladimir Putin në një përpjekje për të bindur homologun e tij të pranojë një armëpushim në luftën e Rusisë me Ukrainën dhe të shkojë drejt një fundi të përhershëm të konfliktit tre-vjeçar.

Sekretari i shtypit i Kremlinit saktësoi se të dy liderët kanë rënë dakord që të kenë dy orë në dispozicion për bisedën e tyre.

“Ka pasur negociata në Moskë, në Stamboll, më herët është zhvilluar edhe biseda e parë telefonike mes dy presidentëve.”

“Kështu që ka një mirëkuptim,” tha Peskov, duke shtuar se biseda Trump-Putin do të zgjasë për aq kohë sa të dy e konsiderojnë të nevojshme.

Siç vuri në dukje ai, “ka një sërë çështjesh kryesore në lidhje me normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për çështjen e Ukrainës”.

“E gjithë kjo duhet të diskutohet nga dy presidentët.”

Peskov tha gjithashtu se nuk do të ketë deklarata nga Putin pas bisedës telefonike me Trump.

Kontakti i parë telefonik mes presidentit amerikan dhe rus ka ndodhur më 12 shkurt dhe ka zgjatur 1.5 orë.

Çfarë do të diskutojnë?

Rusia i ka vendosur SHBA-së një kornizë dhe kushte të qarta se si do të ulet në tryezën diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka më shumë se tre vjet.

Këto kushte shihen nga Rusia si “shtylla kryesore” e një plani jo thjesht për një armëpushim, por për “paqe të gjatë dhe të qëndrueshme”, siç raporton Ministria e Jashtme ruse.

Nëse Putini merr garanci nga Uashingtoni se Ukraina nuk do të jetë dhe nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, se Rusia do të mbajë territoret që ka pushtuar jo vetëm që nga viti 2022, por edhe që nga viti 2014 (Krime), dhe se Zelensky nuk do të jetë në tryezë në fazën tjetër, atëherë Rusia do t’i thotë një “Po” të madhe iniciativave të ardhshme amerikane.

Presidenti rus do të insistojë gjithashtu se edhe nëse Zelensky i përket së shkuarës, ai nuk dëshiron që forcat e huaja dhe veçanërisht evropiane të jenë të pranishme në territoret e mbetura ukrainase…

Duke parë mënyrën se si Donald Trump e ka trajtuar si Kievin, ashtu edhe Presidentin e Ukrainës, nuk duket e pamundur që t’i japë pëlqimin për çështjen e NATO-s.

Trump, i cili nuk ngurroi të karakterizonte publikisht Presidentin ukrainas si një “diktator” dhe disa orë më vonë të niste një sulm ndaj Zelenskyt para kamerave në aspektin politik dhe diplomatik, është e qartë se nuk do ta ketë problem të pajtohet me Putinin se lideri ukrainas duhet të “sakrifikohet” që të ketë paqe./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Putin Telefonatë trump

Nga e njëjta kategori

Numërohen mbi 95% të votave në Kosovë! Vetëvendosje drejt fitores, nis festa në rrugët e Prishtinës

më shumë...

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 80% e votave, renditja e partive politike

më shumë...

Marketingu tradicional/digjital, strategjitë e biznesit për rritur shitjet gjatë festave

më shumë...

Tri ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë në teatër me bidona në duar dhe bllokojnë rrugën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

10:58

Kurti shpall fitoren: Sot fitoi populli i...

10:05

Numërohen mbi 95% të votave në Kosovë!...

9:10

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 80% e...

8:49

Marketingu tradicional/digjital, strategjitë e biznesit për rritur...

8:36

Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në...

8:33

Tri ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës...

8:01

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime...

7:41

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago,...

7:31

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet...

7:00

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja...

6:59

Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell...

6:23

Pak orë nga takimi me Zelenskyn, Trump...

6:11

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të...

6:06

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren, arrestohet 31-vjeçari në...

4:46

Reshje të dendura shkaktojnë përmbytje në jug...

4:34

Maratona zgjedhore në Kosovë, KQZ: 27.95% kanë...

3:36

Provojeni që tani; Ky është regjimi ushqimor...

3:11

Objektivi për anëtarësimin në union, zv.ministri i...

3:03

Digjet makina në Pogradec, policia ka dyshime...

2:47

Sot takimi Trump- Zelensky në Florida, diskutohet...

Më të klikuarat

  • Nëna denoncon në policinë e Lushnjës zhdukjen e vajzës
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Për cilat shenja të Horoskopit, janari sjell pasuri dhe boll...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 dhjetor 2025! Çfarë kanë par...
  • Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur liroh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.