Vajzat në Afganistan janë përjashtuar nga shkollat e mesme.

 

Talebanët urdhëruan që në klasë të ktheheshin vetëm djem dhe mësues meshkuj, ndërsa vajzat apo gratë nuk përmendeshin. Një nxënëse afgane tha për ‘BBC’ se ishte e shkatërruar dhe se gjithçka i “duket shumë e errët”.

 

Pavarësisht premtimeve të talebanëve, kjo është shenja e fundit që Afganistani po kthehet në sundimin e ashpër të viteve 1990.

 

Vajzat e shkollës dhe prindërit e tyre thanë se perspektivat ishin të zymta. “Unë jam shumë e shqetësuar për të ardhmen time. Gjithçka duket shumë e errët. Çdo ditë zgjohem dhe pyes veten pse jam gjallë? A duhet të qëndroj në shtëpi dhe të pres që dikush të trokasë në derë, dhe të më kërkojë të martohem? Ky është qëllimi i të qenit grua?”, tha një nxënëse afgane, e cila dëshironte të bëhej avokate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *