Damian Gjiknuri ka takuar zv.drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Michael Margolies Konstantino.

 

Biseda e tyre është përqëndruar në bashkëpunimin dhe punën e kryer për reformën zgjedhore. Sipas Gjiknurit, zyrtari i lartë amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në vijimin e dialogut dhe mbylljen sa më parë të reformës.

 

“E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore”.

 

Po ashtu, Konstantino zhvilloi një takim edhe me ish-deputetin e LSI-së, Petrit Vasili, teksa ky i fundit shprehu mirënjohje për Amërikën dhe ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *