Lideri i opozitës Lulzim Basha nuk ka ndryshuar asgjë ne pozicionet politike ne raport me zgjedhjet dhe reformën ne drejtësi, pas takimit me ministrin e jashtëm gjerman Zigmar Gabriel. Basha ka deklaruar se e ka njohur shefin e diplomacisë gjermane me realitetin ne Shqipëri kundrejt gënjeshtrave te kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se injorimi i problemit te drogës nuk i shërben askujt

 

Ne raport me zgjedhjet, Basha ka theksuar se nuk tërhiqet nga kërkesa per qeveri teknike.

 

“Tërheqje nuk do te kete as per reformën ne drejtësi dhe PD nuk e voton vetingun, ne rast se ligjet nuk ribëhen me konsensusin e opozitës.”

 

Basha zhvilloi nje takim edhe me ministrin e jashtëm te Holandës, te cilin e njohu me kërkesat e opozitës.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *