Subscribe

Tjetër deklarate e fortë e ndërkombëtarëve për bojkotin e opozitës. Gjermania ka ndarë të njëjtin qëndrim si Shtetet e Bashkuara te Amerikës, lidhur me mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

 

Diplomatja gjermane në Tiranë Susanne Schütz, tha se Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe ne rast se PD, nuk hyn në garë.

 

“Shpresojmë që në këtë proces zgjedhor të mund të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor ky është një vendim i trishtuar për ne, por ne do ti njohim këto zgjedhje”.

 

Duke komentuar zhvillimet politike, ambasadorja gjermane, la të kuptohet se nuk ishte pro opsionit të shtyrjes së zgjedhjeve. Dhe se ato duhet të zhvillohen ne datën e dekretuar.

 

“Sikurse u konstatua dhe u shpreh ministri i jashtëm federal z.Gabriel para rreth dy javësh, ne shpresojmë shumë që procesi zgjedhor të mund të zhvillohet në periudhën apo në momentin kohor të dekretuar nga Presidenti i Republikës”.

 

Ky qëndrim i diplomates gjermane vjen pak dite pasi ambasadori amerikan Donald Lu, tha se zgjedhjet janë legjitime dhe do te njihen edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *