Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e të shtunës në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën 33 vjeçe dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij 38 vjeç.

Dyshohet se autori i këtij krimi kishte shkuar tek banesa e ish-bashkëshortes, e ku aty ishte ndeshur me vëllain dhe gruan e tij, të cilët kishin shkuar për vizitë.

Ai kishte tentuar që të hynte brenda banesës, por nuk ishte lejuar nga vëllai i tij. Më pas, 48-vjeçari qëlloi me armë drejt tyre, duke shkaktuar edhe vdekjen e 33-vjeçares.

Ngjarja ka ndodhur në sytë e fëmijëve të familjes, të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *