Subscribe

Një ligj i ri në Gjermani i njohur si “NetzDG”, është në fuqi nga data 1 tetor  dhe përshkruan afate të rrepta për heqjen e përmbajtjeve të paligjshme dhe ofenduese nga platformat e mediave sociale. Kompanitë me më shumë se dy milionë përdorues gjermanë kanë kohë deri në 24 orë për të hequr postimet që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo materiale të tjera kriminale, në të kundër do të gjobiten deri në 50 milionë euro.

 

Përmbajtja e diskutueshme, e cila mund të kualifikohet si e paligjshme ose jo, duhet të shqyrtohet dhe vlerësohet brenda një jave nga një komision i cili do të vendoset pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe do të monitorojë këtë çështje. Çdo dështim për të hequr përmbajtjen e paligjshme siç specifikohet mund të rezultojë në gjoba që shkojnë nga 5 milion € për individin përgjegjës për përmbajtjen, deri në 50 milion € për kompaninë.

 

Kritikët kanë argumentuar se rregullorja e “NetzDG” ndalon lirinë e fjalës dhe se ajo shkel ligjin e BE-së, sepse ai përpiqet të shkatërrojë parimin e vendit të origjinës. Parimi i vendit të origjinës thekson se ofruesit e shërbimeve në BE mund të jenë vetëm subjekt i rregulloreve nga shteti anëtar në të cilin ata janë themeluar.

 

Deputetët gjermanë votuan ligjin në qershor, pas një serie rastesh të lajmeve të rreme dhe fjalimeve të urrejtjes të përhapura në mediat sociale në vend. Ai hyri në fuqi një javë pasi Komisioni Europian publikoi një manual, në të cilin u kërkonte rrjeteve sociale të ishin më aktive në parandalimin dhe largimin e gjuhës së urrejtjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *