Dimri nuk do të ngadalësojë kundërsulmin e Ukrainës dhe përparimi më i madh i Kievit nuk ka ardhur ende. Kështu deklaroi gjenerali që drejton luftën e vendit përgjatë vijës së frontit jugor për median ndërkombëtare CNN.

 

“Moti mund të jetë një pengesë serioze gjatë përparimit, por duke marrë parasysh se si ne ecim përpara, kryesisht pa automjete, nuk mendoj se do të ndikojë shumë në kundërsulm,” tha gjenerali Oleksandr Tarnavsky.

 

Shirat intensivë në vjeshtë mund ta bëjnë tokën në Ukrainë të lagësht dhe të vështirësojnë lëvizjen me makineri të rënda, si tanke, por Tarnavsky thotë se forcat e Ukrainës lëvizin në grupe të vogla, kryesisht në këmbë.

 

Pozitiv për rezultatin përfundimtar, gjenerali pranoi se që kundërsulmi që të jetë një sukses, forcat ukrainase duhet të paktën të arrijnë në qytetin e Tokmak.

 

“Tokmak është qëllimi minimal,” tha ai. “Objektivi i përgjithshëm është të arrijmë në kufijtë tanë shtetërorë”.

 

I pyetur për rritjen e rezistencës ndaj furnizimeve të vazhdueshme të armëve në Ukrainë, veçanërisht në SHBA, ku disa kanë shprehur dyshime për shanset e suksesit të Kievit, Tarnavsky tha se e respekton pikëpamjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *