Një e moshuar nga qyteti i Korçës është gjetur në shtëpi e pajetë.

 

Shtetasja R. Muçaj, rreth 70 vjeçe, banore e lagjes 4 në Korçë, është gjetur e vdekur në banesën e saj, njoftuan burime të policisë lokale.

 

Nga hetimet ka dalë se 70 vjeçarja ka patur vdekje natyrale.

 

E moshuara është gjetur e pajetë nga një grua që i shërbente dhe kujdesej për të.

 

Jetesa e vetmuar e pleqve në Korçë mbetet një dukuri e dhimbshme në qytetin e Korçës për shkak të migrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *