Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në zonen e La Spezias ne Itali. Policia ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve dhe njëri prej tyre është identifikuar.

 

Ai quhet Fabiol Kycyku, 19 vjeç të cilin familjarët e kishin denoncuar si te zhdukur te dielen e kaluar. Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

 

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta. Por autoritet dyshojne se ata mund te jene rrezuar ne largim e siper pas nje tentative grabitjeje, pasi mbanin veshur edhe doreza.

 

Do te jete autopsia e parashikuar per te premten, ajo qe pritet te saktesoje shkaqet e vdekjes se dy te rinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *