Ish- presidenti i SHBA-së, George H.W Bush, është varrosur afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruas së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishtë ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.

 

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë – Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter – ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.

 

Princi i Uellsit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *