Aktori i famshëm George Clooney ka treguar gjatë një interviste se iu ka dhuruar 14 miqve të tij të ngushtë nga 1 milion dollarë.

“Mendova se ajo që kam janë këta njerëz që për një periudhë prej 35 vitesh më kanë ardhur në ndihmë në një mënyrë apo në një tjetër. Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *