Subscribe

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se për qytetarët e sëmurë me COVID-19 dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike, qeveria ka gati një paketë financiare mbështetëse.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Rama nënvizoi se masat kufizuese deri tani janë minimale.

 

Por kërkoi nga çdo qytetar që të bëjë detyrën e tij, me qëllim që situata ta mos përkeqësohet.

 

“Kemi gati edhe një paketë tjetër që do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike. Sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme. Nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende. Masat shtrënguese janë minimale sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër. U bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e veta. Për njerëzit më në nevojë situata nuk është e lehtë. Për ata me ndihmë ekonomike, deri në mbarim të kësaj flame, të bëjmë një shtesë financiare të konsiderueshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *