Një 18-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.00 të së martës në qytetin e Κavalas.

 

Sipas mediave lokale ne Greqi viktima eshte identifikuar si Marios Isa.

 

18 vjeçari shqiptar  është qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

 

 

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ekzekutori  ishte profesionist. I riu shqiptar ishte rritur në Kavala dhe aktivizohej me ekipin e futbollit Iraklio.

 

Sipas mediave greke burime të policisë bëjnë me dije se nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

 

Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

 

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.

 

Banorët rreth e rrotull raportuan të kenë  dëgjuar një zhurmë të madhe përpara gjetjes së të vdekurit. Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *