Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z..

 

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Plugu”, duke vënë në pranga shtetasit  E. M.,24 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

 

Gjithashtu është bërë i mundur edhe lirimi i shtetasit që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

 

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

 

 

Ndërkohë vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *