Subscribe

Nga Burreli, Lulzim Basha ka theksuar se rezultati i 25 qershorit nuk reflekton vullnetin e shqiptareve, pasi ai u deformua nga blerja e votës e presioni i krimit.

 

Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive,  sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë.”

 

Pas takimeve ne qarkun e Dibrës, Basha ka takuar demokratet e kryeqytetit pa ra te cilëve ka nënvizuar rendesine e korrigjimit te gabimeve

 

“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk.”

 

Po nga Burreli, kandidati Eduard Selami ka premtuar ndryshimin e sistemit politik ne vend, duke nisur nga Partia Demokratike e cila është sot partia e kryetarit. Selami ka theksuar se nen drejtimin e tij PD nuk do te bojkotoje me parlamentin

 

Ne fjalorin tim, fjala bojkot do te hiqet nga fjalori politik i PD, ne nuk jemi parti e bojkotit. Ne do ta cojme betejën ne parlament edhe me 43 deputete dhe do ta fitojmë. Do reformojmë edhe sistemin qe une e quaj republike partiake se kështu eshte dhe partitë prona personale te kryetarit perfshi tonën, e para qe është parti e kryetarit dhe ky është thelbi i krizës sonë është krize lidershipi.”

 

Selami ka premtuar ndërtimin e marrëdhënieve te ngushta me faktorin ndërkombëtar, te cilat sipas tij Basha i vendosi ne pozicion te vështire, duke humbur besimin e miqve me te rendesishem te Shqipërisë.

 

“Fatkeqësisht kryetari i kaluar, zoti Basha, kandidati i sotëm, e humbi kete besim, ka ne kurriz deklaratat me te ashpra qe jane bere ndonjëherë nga 3 kryeqytetet qe kane peshën kryesore ne bote; deklarata nga Departamenti i Shtetit, deklarata nga Merkel, deklarata nga Brukseli ku ne mënyre sistematike është pozicionuar si njeriu i bojkotit si njeriu i pengimit te reformës ne drejtesi.”

 

Selami ka kritikuar serish mungesën e transparencës per marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai asnjëherë nuk do te pranoje bashkëqeverisje me PS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *