Moti i keq, me reshje shiu dhe erera te forta  ka pezulluar lundimin në Vlorë.

 

Kapiteneria konfirmon se situata është shqetesuese dhe se forca e detit shkon deri ne shtate balle. Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi, që nga mbrëmja e së dielës ka dal në rad, pasi qëndrimi i tij në mol përbën rrezik.

 

Moti i përkeqësuar ka bërë që tragetet të mos nisen në drejtim të Italisë.

 

Sipas sinoptikaneve kushtetet meteorologjike do te jene te njejta edhe ne oret ne vijim. Policia kufitare e kapiteneria kanë dhënë urdhër që asnjë peshkarexhe të mos dal për peshkim deri ne nje urdher te dyte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *