Pas gati 3 muajsh pause dhe pa futbolli, FSHF ka lajmëruar nisjen e disa aktiviteteve futbollistike në vend.

Në njoftimin zyrtar saktësohet se në fundjave do të nisë kampionati i Kategorisë së Parë, Kategoria e Dytë dhe kampionatet e moshave.

Ndërkohe asnjë dritë në fund të tunelit sa i takon Kategorisë Superiore.

 

 

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte, thuhet ne njoftimin e FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *