Subscribe

Ndonëse jemi thuajse 3 muaj larg 25-Prillit kanë nisur projeksionet e para të sondazheve në funksion të zgjedhjeve parlamentare. Instituti italian Piepoli, më 8 Dhjetor, ishte i pari që nxori shifrat një pyetësori të përgatitur që në vetvete përmbante çështje që nga problemet e qeverisjes, të drejtësisë e krimit e deri tek pandemia dhe tek aktualiteti me masat për përballimin e pandemisë së COVID- 19. Brenda kësaj jave u publikuan dhe dy sondazhe të tjera, ai nga Antonio Notto, IPR Marketing dhe kompania MRB.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi u shpreh se në fakt këto do jenë zgjedhje, sipas tij, pa surpriza. Ai shtoi se nuk pret ndryshime të mëdha.

“Këto janë zgjedhjet me më pa surpriza. Nuk kemi tundje të publikut, pavarësisht sa përpiqen partitë për të goditur me parrullat e krimit, shitjes së vendit… të cilat edhe janë vjetëruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *