Qeveria franceze ka nisur një aksion masiv dhe të paprecedentë, me qëllim për të luftuar ekstremizmin fetar. Nën mbikëqyrje janë 76 xhami, 16 prej tyre ndodhen në Paris.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha gjithashtu se 66 migrantë, të cilët nuk ishin të pajisur me dokumente dhe që dyshohen për “radikalizim” ishin deportuar.
Përmes një postimi në “Twitter”, Darmen shkruan se disa xhami edhe mund të mbyllen pas këtij aksioni.
Njoftimi vjen disa ditë para se Këshilli i Ministrave të shqyrtojë projektligjin për të luftuar ekstremizmin. Ky aksion është një përgjigje ndaj sulmeve që u bënë në tetor, të cilat u konsideruan terroriste.





