Policia e Tiranës ka arrestuar një 50 vjeçare e cila është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Shtetësja me iniciale F.M. banuese në Tiranë, është kapur në flagrancë nga oficerët e Komisariatit Nr.1.

 

Ajo është konstatur nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën “Kushtrimi i Lirisë”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *