Një spital pediatrik u godit nga forcat ruse në Mariupol në jug të Ukrainës duke shkaktuar një tragjedi të vërtete.

 

Sulmi ndaj spitalit të femijeve erdhi në në kohë që ishte në fuqi armëpushimi për të lejuar një koridor humanistar për zhvendosjen e njerezve nga kjo zonë lufte.

 

Mes tre viktimave të raportuara deri tani ngas sulmi është edhe një vajze e mitur.

 

Të paktën 17 persona të tjerë janë plagosur, shumica fëmijë dhe nëna që prisnin të lindnin.

 

Sipas autoriteteve ukrainase spitali pediatric u qëllua me raketa.

 

Ishte shefi I forcave ushtarake ukrainase të rajonit Donjetsk, Pavlo Kyrylenko publikoi në facebook pamje të tmerrshme nga gjëndja e spitalit pas sulmit.

 

Tragjedia shkaktoi zemërimin e Presidentit Zelensky:

 

“Një sulm i drejtpërdrejtë nga trupat ruse në maternitetin. Njerëzit janë nën rrënoja. Fëmijët janë nën rrënoja. Çfarë mizorie! Deri kur bota do të jetë bashkëpunëtore në injorimin e terrorit? Mbyllni qiejt tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqinë për ta bërë, por duket se po e humbni njerëzillekun”, ka shkruar ai në Tëitter, duke postuar videon e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmi rus.

 

Spitali “nuk ekziston më”, tha zëvendës shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës Vyacheslav Abroskin, duke cituar dëshmitarët okularë. “Shumë gra u plagosën dhe u vranë”, shtoi ai.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *