Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një foto me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Kreu i qeverisë tregoi se kishte pasur një darkë me mikun e tij, të cilin e quajti të çmuar.
Ai tha se pjesë e bisedës ishte edhe ndërtimi i aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.”
Më herët, Pacolli, kompania e të cilit fitoi garën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës, deklaroi se ky projekt do të jetë një mrekulli.





