Autoriteti Rrugor Shqiptar ka i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të udhëtojnë me kujdes, pasi mëngjesin e sotëm disa nga akset e vendit janë zbardhur nga dëbora.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht- Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë.

Lexo edhe :

Related Posts

Temperaturat kane qenë në vlera negative deri më -3 °C.

Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje, sipas njoftimit të ARRSH.

Qarkullimi po vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH i bën apel drejtuesve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sakaq, në Shkodër për shkak të erërave të forta ka shkëputje të furnizimit me energji elektrike në zonat e Vaut të Dejës, Komanit, Pukës, Veliopjës dhe Malësisë së Madhe.

Strukturat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e difekteve. Nuk raporton probleme në akset rrugore.

Pa energji elektrike janë edhe disa zona në qarkun Kukës, konkretisht në Nj.Ad Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës, fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç Nj.Ad qendër Krumë, Nj.Ad Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has, fshatrat Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh Nj.Ad Tropojë e vjetër,  fshatrat Zogaj, Kepenek , Kam dhe Çorraj Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *