E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëbora bllokon rrugët nga juglindja në veri, reshjet masive kanë paralizuar qarkullimin normal

Zonat malore në juglindje të vendit janë përfshirë nga reshje intensive të dëborës, e cila ka arritur deri në 50 cm.

Qarkullimi në disa akse rrugore është vështirësuar ndjeshëm. Në rrugën e vjetër të Qafës së Qarrit, ka patur edhe rrëshqitje dherash e rrjedhimisht mjetet janë bllokuar me orë të tëra.

Reklamë

Probleme me qarkullimin janë shfaqur thuajse në të gjithë fshatrat e zonave malore të bashkive Korçë, Maliq, Kolonjë, Devoll e Pogradec.

Po ashtu, mbetet shqetësuese mungesa e furnizimit me energji elektrike në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, disa fshatra të Kolonjës, të Devollit të Sipërm, Maliqit e Pogradecit.

Ndërsa në veri të vendit, i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me  intensitet të ulët dhe në zonat e thella malore me reshje dëbore të shoqëruara me erë të fortë.

Deri më tani, sikurëse konfirmon edhe Autoriteti Rrugor, rrugët kombëtare janë të kalueshme ndërsa disa segmente janë bllokuar përkohësisht, sidomos në Qafë Borje -Doganë.

Për shkak të erërave të forta ka shkëputje të furnizimit me energji elektrike në zonat e Vaut të Dejës, Komanit, Pukës, Velipojës dhe Malësisë së Madhe./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë