Subscribe

Dalin të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të martë rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

 

Një “Audi A6” i bardhe u përmbys në afërsi të fshatit Mirake dhe pas disa kapërcimeve ka dalë nga rruga dukë përfunduar i përplasur me një murë në një tokë në anë të rrugës.

 

Kthimi i mjetit përmbys dhe saltrot në rrugë fatkeqësisht sollën vdekjen e 21-vjecarit Rei Palloshi.

 

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështira e madhe në rrugë.

 

Lajmërimi i parë për përmbysjen e makinës u bë nga një kalimtar, banor I zonës.

 

Trupi i Rei Palloshit u nxorr i pajete nga zjarrëfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *