Subscribe

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka folur edhe për ligjin për lojërat e fatit gjatë konferencës së tij me gazetarët.

Ai ka thënë se lidhur me këtë çështje ka pasur diskutime të shëndetshme në Komisionin e Ekonomisë dhe theksoi se formalizimi i lojërave të fatit duhet të bëhet i kontrolluar dhe transparent.

Lexo edhe :

Related Posts

Mete bëri me dije se bëhet fjalë vetëm për lojëra online dhe operatorët do të jenë me licencë ndërkombëtare.

“Lojërat e fatit, mendoj se ka pasur diskutime të shëndetshme në komision për këtë sektor. Vlerësoj që duhet të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi që duhet të jetë i kujdesshëm dhe i kontrolluar, transparent. Besoj se ligji, edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje, se pagesat do të jenë vetëm nëpërmjet sistemit të pagesave. Bëhejt fjalë vetëm për lojëra online të kontrolluara, janë shtrënguar kërkesat për operatorë me eksperiencë ndërkombëtare, të ketë elementë gare sepse numri i licensave është i kufizuar që të jetë sa më transperent ashtu siç ligji thotë që të ardhurat shkojnë për ato që konsiderohen çështje të mira, arsim, inovacion dhe sport. Besoj se diskutimet në komision kanë qenë në frymën e përmirësimit të ligjit”, tha Mete. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *