Edi Reja nuk heq dore nga skema 3-5-2 edhe pse mungesat janë te rëndësishme.

 

Numri një i pankinës shqiptare e ka provuar edhe ne stërvitjen e fundit ne Frankfurt duke përforcuar bindjen se ai do te jete rreshtimi ne ndeshjen kundër Islandës.

 

Në portë i sigurt duket Berisha ndërsa qendra e mbrojtës duket se do ti besohet Dermakut, Ismajlit dhe Veselit te cilët kane bindur teknikun italian.

 

Nga krahët e mesfushës por sigurisht edhe me detyra mbrojtëse do te jene Hysaj dhe Aliji. Mesfusha duket një surprize e vërtetë me shkatërrues Ramadanin te mbështetur nga Ndoji dhe Xhaka.

 

Risi edhe ne sulm ku Cikalleshi dhe Uzuni gëzojnë një forme te mire duke lënë prapa krahëve Sadikun. Ndërkohë vazhdojnë problemet e dëmtimeve për kombëtaren shqiptare.

 

Amir Abrashi mungoi ne stërvitjen e fundit pas një dëmtimi ditën e hënë ku qëndroi i veçuar kuqezinjtë nisen drejt Rejkjavikut ne 6 qershor ndërsa dy dite me pas ne orën 15 do te zhvilloje ndeshjen eliminatore kundër vendasve te Islandës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *