Forcat ukrainase kanë mundur të përparojnë në rajonin kyç të luftës, Zaporizhzhia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat e Ukrainës kanë depërtuar në vijën e parë të mbrojtjes ruse përgjatë një pjese të  vijës së frontit jugor  në rajonin e Zaporizhzhia po zgjerojnë përparojnë në drejtim të qytetit strategjik të Tokmak.

 

“Me koston e humbjeve kolosale dje, ukrainasit ishin në gjendje të arrinin linjën e parë mbrojtëse të barrierave inxhinierike, por ata lëvizin kryesisht edhe pa mbështetje artilerie,” tha të premten guvernatori i emëruar rus i zonave të pushtuara të Zaporizhzhia, Yevgeniy Balitskiy. “Si pasojë, grupet sulmuese të Ukrainës] të cilat dje arritën të arrinin në vijën e parë mbrojtëse, u shkatërruan plotësisht brenda natës.”

 

Burime të tjera ruse kanë bërë pretendime të ngjashme për humbjet e konsiderueshme ukrainase të shkaktuara nga forcat ajrore dhe artileria ruse, raporton CNN.

 

Por të kundërtën pretendon Ukraina. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të premten se kishte pasur sukses të mëtejshëm në dy zona,drejt fshatit Novoprokopivka dhe më tej në lindje në drejtim të një vendbanimi tjetër të vogël, Ocheretuvate. Në fillim të kësaj jave, ukrainasit thanë se kishin siguruar fshatin Robotyne. Luftimet vazhdojnë në jug të atij fshati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *