Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar I ka sugjeruar qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga financimi projekteve të mëdha me fonde buxhetore dhe ti fokusojë shpenzimet tek dy cështje më prioritare, sic janë vaksinimi dhe tërmeti.

Këtë qëndrim FMN e bëri publik pas takimeve virtuale me autoritetet shqiptare. Sipas insitucionit ndërkombëtare rigjallërimi ekonomik ka filluar por pasiguritë mbetet ende të larta.

 

“Në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen përmes masave të përkohshme dhe të mirë-shënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë. Do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën.-shprehet FMN

 

Fondi monetarë e vë theksin edhe tek procedurat e kufizuara të rindërtimit të cilat duhet të rishikohen.

 

Ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, përdorimi i procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim duhet të ndërpriten dhe fondet e rindërtimit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të menaxhimit të financave publike

 

Në qëndrimin e saj fondi kërkon që nëse ka të ardhura shtese ato duhet të kursehen, në rast rimëmbja e parashikuar nuk realizhet. Sipas skenarit të FMN ekonomia shqiptare prite të rritet ketë vit me 5.3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *