Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria,...

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po...

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në...

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të rëndësishme, por...

“Hapat e fundit do jenë më të vështira”, Rama:...

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

FMN paralajmëron Shqipërinë: Rreziqet fiskale janë rritur, nuk është e qartë sa është ekspozimi i vërtetë ndaj PPP-ve

7 Dhjetor 23:03

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

 

Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje, paralajmëron FMN. “Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave të qarta për ekspozimin e qeverisë e bën të vështirë vlerësimin dhe menaxhimin efektiv të tyre. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore. Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht në diskutim dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore – veçanërisht në sektorin e shërbimeve – nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë gjithashtu rreziqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë të të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.

 

Për më tepër, vendimet e gjykatave mund të kenë kosto të mëdha fiskale dhe duhet të identifikohen dhe monitorohen siç duhet, si detyrime kontingjente.

 

FMN ka ripërsëritur kërkesën për transparencën për fondet e rindërtimit pas tërmetit, që duhet të jenë pjesë e integruar e procesit të buxhetit dhe t’i nënshtrohen kontrollit të menaxhimit të financave publike. Transparencë FMN ka kërkuar edhe për përdorimin e fondeve të Covid-19.

 

FMN ka rekomanduar fuqizim të menaxhimit të cash-it dhe borxhit, duke pasur parasysh dhe planet e qeverisë për dale të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria ka nevoja të mëdha rifinancimi, tregje të vogla të brendshme, një pjesë të konsiderueshme të borxhit të jashtëm tregtar me ripagime të mëdha dhe detyrime të mëdha të prapambetura të brendshme. Nevojitet një strategji e fortë e menaxhimit të borxhit për të orientuar vendimet e qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, e cila është subjekt i rrezikut të rikthimit dhe kursit të këmbimit”.

 

FMN thotë se Forcimi i besueshmërisë së buxhetit dhe kuadrit fiskal do të jetë vendimtar për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe uljen e kostove të huamarrjes. FMN ka kritikuar ndryshimin e vazhdueshëm të buxheteve me akte normative, të cilat janë krijuar për t’u përdorur vetëm në rrethana emergjente. Fondi tërheq vëmendjen dhe për ndryshimin e fundit në korrik përmes një akti normativ, që shtyu arritjen e një deficiti primar zero nga viti 2023 në vitin 2024 dhe pezullimin e zbatimit të rregullave fiskale në 2021. FMN rekomandon që ndryshimet në lidhje me hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit duhet të ndodhin vetëm përmes procedurave parlamentare normale dhe të ndërpritet përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit në vit, me përjashtim të rrethanave emergjente (si 2020)./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
FMN Paralajmërim Rreziqe Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka ndikuar shumë komunikimi në rrjetet sociale 

më shumë...

164 milionë euro nga plani i rritjes, Çano: Shqipëria, e para në rajon në përmbushjen e reformave

më shumë...

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po mbron Ballukun dhe korrupsionin

më shumë...

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në Kallamas: Është koha për bashkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:04

Përndjekja, një fenomen në rritje, sociologët: Ka...

2:57

164 milionë euro nga plani i rritjes,...

2:53

Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës...

2:48

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së...

1:54

Maliq, mbi 300 hektarë nën ujë, femrerët...

1:16

“Opozita, katastrofë ambulante”, Rama: Zgjedhjet vendore të...

1:03

“Hapat e fundit do jenë më të...

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.