Thirrja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare është që të bëjë kujdes me shpenzimet. Në këtë përfundim arriti një ekip i FMN-së, pas një misioni që zhvilloi në distancë me Shqipërinë. Duke vlerësuar se rimëkëmbja ekonomike ka nisur, FMN-ja këshillon autoritetet shqiptare të kursehen lekët.

 

“Një stimul shtesë duhet të merret parasysh vetëm në rast se rimëkëmbja e pritshme nuk materializohet. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, ato duhet të kursehen. Për të ndihmuar rindërtimin e hapësirës së nevojshme të politikës fiskale sapo rimëkëmbja të jetë në një rrugë të mbarë, iniciativat e planifikuara nga autoritetet shqiptare duhet të jenë në përputhje me objektivin e arritjes së një ekuilibri primar fiskal pozitiv deri në vitin 2023 dhe të mbështeten nga një kuadër i besueshëm buxhetor afatmesëm.”

 

FMN-ja i “tërheq veshin” qeverisë për përdorimin e procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim, duke i kërkuar që të ndërpriten.

 

“Ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, përdorimi i procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim duhet të ndërpriten dhe fondet e rindërtimit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të menaxhimit të financave publike.”

 

Sa i takon sistemit bankar, FMN-ja e vlerëson si likuid e të qëndrueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *