Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, gjatë kesaj te shtunë, datë 26 janar.

 

 

Për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve që aplikojnë, këtë të shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, janë hapur edhe zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

 

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *