Florian Marku ka reaguar pas humbjes në ndeshjen që zhvilloi në Londër disa ditë më parë, ku pësoi  humbjen e parë në karrierë, pas 14 ndeshjeve pa disfatë.

Cris Kongo, ia doli të fitojë titullin, IBO Intercontinetal Welter. Ky ishte dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun, që pësoi humbjen e parë në karrierë, ndërsa numëron 13 fitore dhe një barazim.

Lexo edhe :

Related Posts

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Florian Marku, falenderon të gjithë mbështetësit e tij që përjetuan këtë humbje bashkë me të.

Gjithashtu Florian Marku ka një përgjigje për të gjithë ata komentues që pritën 14 vite që ai të humbte për të njollosur emrin e tij. Sakaq Marku thotë se nuk e mposhti humbja dhe se nuk do të dorëzohet kurrë.

Sipas Florian Markut kundështari ishte i papërshtatshem. Florian Mraku vazhdon shklrimin duke thënë se çdo gjë ndodh për një arsye.

“Unë di që kjo që më ndodhi, vetëm më zgjoi dhe më rikujtoi shumë gjëra qe kisha nevojë”, thotë Florian Marku.

Postimi i Plotë

Kane kaluar disa dite nga ndeshja. Kam pare edhe lexuar disa nga komentet. Dua te falenderoj nga zemra, sinqerisht, te gjithe ata qe e kane perjetuar kete humbje me mua edhe sado pak jane munduar me nje mesazh pozitiv, te tregojne perkrahje. Nuk e keni idene se sa e vleresoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata qe priten 14 vite, qe nga hera e fundit qe un kam humbur, te shprehen, duke u munduar te njollosin emrin tim.
Flamurin tone e kam mbajtur gjithmone ne krah me Krenari dhe Trimeri sic i takon, ne cdo shtet te botes kurr nuk e kam shitur veten as nenshtetesin time per asnje lloj vlere edhe kurre nuk do e bej. Kurre nuk jam dorezuar, kurre nuk kam bere pas ne asnje lloj beteje duke qene me krahe ose duar te thyera. Kundeshtari ishte i papershtatshem, i doli loja qe ai kerkonte duke levizur vazhdimisht dhe duke perqafuar teper, NUK ISHTE NATA IME. Po, i Lumte une HUMBA, pas afersisht 14 vitesh por, gjithcka ndodh per nje arsye dhe arsyeja e kesaj qe ndodhi do duket ne vazhdim. Ne dime vetem te tashmen, nuk dime cfare na pret ne te ardhmen, perse ndodhi apo cfare ndodhi ne ndeshjen e fundit. Gjithcka ndodh per nje arsye☝🏻
Une di qe kjo qe me ndodhi, vetem me zgjoi dhe me rikujtoi shum gjera qe kisha nevoj. Ju Falenderoj nga zemra per perkrahjen! Une nuk dorzohem pa ja arritur qellimit qe kam qe ne moshe te vogel. Do shpenzoj pak kohe me familjen dhe me femjiet e mi dhe dhe do rikthehem me i fort se kurr ju premtoj.
I Juaj Florian Marku ☝🏻💚

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *