Nis mbledhja e KQZ për fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se versioni i fletës së votimit, në të cilin kandidatët janë me emra, është në përputhje me Kodin Zgjedhor, teksa theksoi se duhet të jetë sa më e qartë për votuesit.

“Versioni i fletës, në të cilin kandidatët janë me emra është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave është më ndihmuese për zgjedhësit, dhe shkon në interes të zgjedhësit dhe mos jetë konfuz. Edhe një variant i 4-t apo i 14-t, do ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor. Varianti i propozuar shkon në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zgjedhja duhet t’i krijojë idenë votuesit. I kursehet kohë votuesit kur janë kandidatët me emra, dhe jo vetëm numra.”

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji u shpreh se fleta e Tiranës, me rreth 500 emra, e ndërlikon votimin.

“Fleta me numra është e thjesht, votohet subjekti e pastaj numri i kandidatit, numri është ai që bën orientimin e zgjedhësit direkt në fletën e votimit. Duhet që të votohet qartë dhe thjeshtë. Një proces i rëndësishëm është edhe numërimi që duhet të jetë i shpejtë dhe korrekt. Informacioni në fletën e votimit nuk duhet të jetë i ngarkuar. Konfigurimi i fletës të jetë i qartë, i zbatueshëm dhe zgjedhësit ta kenë të thjeshtë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *